Shqipëri, vdes një person nga shpërthimi në depo municioni

Një 42 vjeçar ka vdekur nga një shpërthim në objekt për asgjësimin e municionit, lajmëroi sot Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë. Nga Ministria thanë se personi ka vdekur kur një granatë artilerie ka shpërthyer afër Skraparit.

Shpërthimi ka ndodhur të dielën, dhe viktima është identifikuar si Fatos Dyrmishi. Shqipëria ende po përballet me stoqet e panumërta të municionit të epokës së komunizmit.

Katër vjet më parë, nga një shpërthim në një fabrikë për asgjësimin e municionit u vranë 26 njerëz dhe u lënduan 30 të tjerë./REL

Lajme të ngjashme

Back to top button