Vardarit nuk i lejohet të del në Europë?

Sipas informatave jozyrtare portalit shkendijakampion.com, KF Vardari nuk do të ketë të drejtë për pjesmarje në garat europiane !!

Siç mëson shkendijakampion.com Vardari ka probleme me ligjet e Uefes për shkak të emrit të klubit. Vitin e kaluar Vardari zyrtarisht ra prej ligës së parë të Maqedonisë por me një sistem (ku ndodh vetëm në Maqedoni) ata bëjnë transformimin nga Miravci (që hyri në ligë të parë) në Vardar. Në fillim u vëndua Vardar 1948 e më pas i hiqet prapashtesa dhe ngelet Vardar.

Sipas informatave të këtij portali, Vardari nuk ka të drejtë të luajë me emrin Vardar, do të duhej të lunte me emër Miravci pasi siç thonë ligjet e Uefës se duhet të paktën 3 vite të kesh të njëjtin emër për të garuar në këto gara. Në rast se këto informata do të dilnin të sakta, atëhërë automatikisht vendi i dytë do të shkonte në Ligën e Kampionëve (Champions League). /shkendijakampion.com

Lajme të ngjashme

Back to top button