LSDM: Jankullovska pranoi se policia në gjysmën e shtetit ka mbrojtur krimin

Nënkryetari i LSDM-së, Gordan Georgiev në pres-konferencën e sotme deklaroi se sot bëhen gati një muaj nga fillimi i aksionit “Detonator”, kurse kalon edhe dita e njëmbëdhjetë nga vrasja makabre te fshati Smillkovcë ndërsa opinioni me të drejtë kërkon përgjegjësi politike nga njerëzit e parë në institucionet kompetente.

 “Dëshirojmë të konstatojmë se në skandalin e parë “Detonator”, me njohjen e vet ministreshës Jankullovska, në gjysmën e territorit të vendit policia në vend se ta ndalojë krimin, ajo e ka mbrojtur dhe e ka organizuar. Dogana e Maqedonisë vazhdimisht ka lejuar që në mënyrë joligjore të trafikohen mijëra aparate të lojërave të fatit, që do të thotë një karvan të kamionëve. Njëkohësisht DAP-i dukshëm ka mbyllur sytë para faktit se në qindra bixhozi joligjore janë fituar para-kesh me milionë, për të cilat askush nuk ka paguar tatim”, deklaroi Georgiev.  

Për ngjarjen e dytë e padëshirueshme, vrasja e pesëfishtë në Smillkovcë të Shkupit, Georgiev tha se është i arsyeshëm perceptimi i përgjithshëm se kanë dështuar mekanizmat parandaluese të aparatit sigurues shtetëror të cilat nuk kanë pasur sukses që në kohë ta ndalojnë veprën makabre. 

Ai theksoi se kjo është periudhë në të cilën opinioni me të drejtë kërkon përgjegjësi politike për personat e parë në institucionet e caktuar, për arsye se ose kanë ditur ose është dashur të dinë për çdo gjë që ndodh në resorët e tyre. / portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button