Edhe FRI kundër ndërtimit në tokën e Xhamisë Burmali

Në lidhje me vendimin e Ministrisë së Transportit dhe lidhjeve që trualli ku ka qenë Xhamia Burmali të shfrytëzohet për ndërtim të një hoteli ka reaguar edhe Forumi Rinor Islam

“Këtë rast, ne si organizatë e cilësojmë si një provokim të radhës dhe mospërfillje të vullnetit dhe dëshirës së popullatës myslimane në Republikën e Maqedonisë, por edhe vendim i gabuar në një periudhë ku marrëdhëniet ndërmjet bashkësive që jetojnë në Maqedoni nuk janë në nivelin e dëshiruar. Me anë të këtij reagim dëshirojmë të bëjmë  me dije se kundër këtij vendimi të qeverisë dhe komunës së Qendrës janë edhe dhjetëra organizata joqeveritare dhe subjekte tjera civile në Maqedoni, të cilët u organizuan dhe ngritën zërin kundër çfarëdo vendimi dhe projekti që pamundëson rindërtimin e Burmali Xhamisë” shkruhet në komunikatën e FRI-së. 

“Me anë të këtij reagimi kërkojmë nga organet kompetente anulimin e tenderit për shitjen e tokës dhe anulimin e projekteve të cilat cenojnë pronën private dhe vlerën e vakëfit, si dhe sa më parë të bëjë transferin e pronës organeve kompetente që më pas të pasojë edhe projekti dhe leja për ndërtimin e Burmali xhamisë”, shkruhet në reagimin e FRI-së. 

BFI ditë më parë reagoi gjithashtu duke thënë se Qeveria nuk guxon të ndërtojë mbi tokë të shenjtë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button