fbpx

Kriza në Greqi nuk nxit zbatimin e softuerit të lirë

Administrata publike greke, në praktikë thuajse nuk shfrytëzon softuer të lirë edhe përkundër ligjit të miratuar nga parlamenti grek në vitin 2011 me të cilin promovohet zhvillimi i softuerit të lirë. 

Kjo do të mund ndryshojë me iniciativat e financuara nga Evropa, siç është inciativa Softuer i lirë për administratat publike evropiane (Osepa), thonë njohësit e kësaj lëmie.

Në vitin 2011, parlamenti grek e miratoi ligjin për e-qeverisje me të cilin obligohen administratat publike të zhvillojnë vetëm softuer me kod të hapur, i cili mund të modifikohet dhe të distribuohet pa pagesë.

“Nuk besoj se shumica e administratave publike janë të njoftuara me Ligjin 3979/2011”, thotë këshilltari Dimitris Papadopullos nga DigitalisConsult, kompani e specializuar për shërbime strategjike konsultative për sektorin publik.

Ithtari i softuerit të lirë Nikos Rusos, i cili merr pjesë në kuadër të Osepa-s në emër të Bashkimit qendror të komunave të Greqisë (KEDE), shton: “Përveç kësaj, administratat lehtë mund t’i shmangen kësaj iniciative, duke përmendur arsye për atë se pse është rëndë të migrohet në softuer të lirë”.

Kryetari Teodoros Karunos nga Shoqata greke për softuer të lirë (Gfoss) pajtohet se akoma ka pengesa të konsiderueshme të cilat duhet të tejkalohen, kryesisht mungesa e vetëdijes në lidhje me aplikacionet e bazuara në softuer të lirë dhe nevoja për të siguruar interoperabilitet ndërmjet produkteve komerciale dhe atyre që janë të bazuara në softuer të lirë.

Sipas Dimitris Andreadis-it, i cili punon për kompaninë Red Hat, zbatimi i softuerit të lirë varet nga ajo se a dijnë klientët si të krijojnë plan afatgjat. “Kur bëhet fjalë për sektorin publik grek, konsideroj se akoma nuk kemi arritur deri në atë shkallë. Për shembull: një agjenci qeveritare paradokohësh më pyeti se a mund të kalojnë në mënyrë të sigurt nga një server me aplikacion komercial në JBoss, por të mos harxhojnë asnjë euro për shërbime të trajnimit dhe të përkrahjes”. /osor.ue

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close