KE pret rezultate konkrete për çështjen e emrit të Maqedonisë

Komisioni Evropian i përshëndet aktivitetet e Qeverisë së Maqedonisë për dhënie fund të kontestit 25 vjeçar për çështjen e emrit me Greqinë dhe shpreson se do të shohë rezultate “konkrete”, deklaroi përfaqësues i Komisionit Evropian për “Euroaktiv”, njofton Portalb.mk.

Ndërtimi i marrëdhënieve të mira me vendet fqinje, përfshirë edhe një zgjidhje reciproke për çështjen e emrit, nën mbrojtje të OKB-së, është e rëndësisë kyçe, ka theksuar përfaqësuesi i KE-së.

“Në atë kontekst i përshëndesim hapat e ndërmarra nga Qeveria në Shkup, e cila aktivisht angazhohet me partnerët e saj nga Greqia për përforcimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore, të cilët presim që të transferohen në rezultate konkrete”, theksoi përfaqësuesi i KE-së.

“Euroaktiv”, thekson se edhe rritja e optimizmit në Shkup, Athinë, Bruksel dhe Uashington, se kontesti shumëvjeçar për emrin, përfundimisht të zgjidhet, që Maqedonisë t’ia hapë dyert për integrim në NATO dhe BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button