E ka parë ish-bashkëshorten me “mikun” e saj dhe e ka rrahur

Një person xheloz nga Shtipi ka rrahur mikun e ish-bashkëshortes së tij të cilin e ka hasur në shtëpinë e saj, njoftoi MPB-ja.

Të shtunën në mbrëmje rreth orës 21, një 40-vjeçar me forcë ka hyrë në apartamentin e ish-bashkëshortes së tij në rrugë “Engelsova” dhe ka filluar të godas me shuplakë gruan një vit më e re.

Pas disa orësh, rreth orës 21, 40-vjeçari në mesnatë është kthyer në apartamentin, e ka thyer dritaren e derës në ballkon dhe ka hyrë brenda. Atje e ka parë 52-vjeçarin, mikun e saj, po ashtu nga Shtipi. Ka rrahur edhe atë me grushte në kokë.

Rasti është lajmëruar në polici, bashkëshorti i dhunshëm është arrestuar, ndërsa miku është mbajtur për mjekim në Qendrën mjekësore në Shtip. /portalb  

Lajme të ngjashme

Back to top button