Burgu i Shutkës me drejtor të ri

Pas largimit të Aleksandar Naumovskit, në vendin e drejtorit në burgun e Shutkës, tani do të jetë Gjoko Kotevski, i cili më parë ishte drejtor i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, pjesë e Ministrisë së Drejtësisë, njofton Portalb.mk.

Gjithashtu, Bore Erkeçov u zgjodh drejtor i Inspektoratit të Ndërtimtarisë.

Siç kumtoi sot zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, për plotësimin e vendeve drejtuese në institucionet e tjera do të vendoset në seancën e ardhshme të Qeverisë të martën.

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, disa herë ka paralajmëruar se në burgun hetues të Shutkës në Shkup, të paraburgosurit nuk i kanë të drejtat themelore të njeriut, sipas tij, nuk janë të plotësuara as kushtet minimale, ndërkaq repartet janë të mbushura plot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button