Paditet kompozitori turk Fazil Saj, thotë do të emigroj në Japoni

Kompozitori dhe pianisti i njohur turk Fazil Saj ka njoftuar se do të emigrojë në Japoni dhe ka shprehur shqetësimin për zhvillimin e konservatorizmin islamik që e mbështet qeveria turke, shkruan Hirijet. 

“Mendoj se është koha që të shkoj të jetoj në Japoni”, ka thënë një nga kompozitorët më të talentuar nga Turqia dhe ka theksuar se është viktimë e mostolerimit, si dhe për atë që qeveritarët kanë censuruar veprat e tij.

“Kur kam thënë se jam ateist… kanë filluar të më ofendojnë. Është nisur procedurë penale për atë që kam shkruar në Twitter. Ndoshta jam personi i parë në botë për të cilin është nisur procedurë penale për atë që kam thënë se jam ateist”, ka thënë ai.

Pianisti dhe kompozitori turk ka shtuar se karriera e tij do të “përfundojë”, nëse dënohet me burg.

Saji ka qenë i ekspozuar në kritika të ashpra nga përfaqësuesit konzervativ në Turqi. Sepse në Twiter ka publikuar mesazhe provokuese për islamin. Profeti për drejtësi dhe zhvillim, Samir Tajar i është përgjigjur duke ofenduar nënën e tij, për të cilën ka thënë se ajo ka dal nga “bordelli”, me çka janë paraqitur kritika të ashpra në opinion. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button