Televizioni grek “Alfa”: për shkak të Aleksandrit të Madh, Zaev dallon nga Gruevski

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në një intervistë për televizionin grek “Alfa”, duke folur për rrethanat e reja të zgjidhjes së çështjes së emrit Maqedoni – Greqi ka folur edhe për atë se çfarë e dallon atë nga kryeministri paraprak i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Siç njoftoi “MIA”, televizioni “Alfa” ka raportuar se Zoran Zaev dallon nga Gruevski në çështjen e Aleksandrit të Madh.

“Zoran Zaev i hedh poshtë praktikat e paraardhësit të tij, Nikolla Gruevski dhe sqaron se përse nuk dakordohet me pozitën e kryeministrave paraprak, se “shkupjanet janë trashëguesit e vetëm të Aleksandrit të Madh”, theksoi televizioni në paralajmërimin për intervistën, të publikuar në faqen e saj dhe shton se nga biseda, zbulohen qëllimet e Shkupit dhe deri në çfarë shkalle është përgatitur të bëjë lëshime.

Sipas “Alfa”-s, Zaev sbuloi se çfarë kanë të përbashkët me kryeministrin e Greqisë dhe e transmeton mendimin e tij se “ndoshta Zoti solli punët ashtu, për gjetje të zgjidhjes së çështjes së emrit”.

Në intervistën e “Alfa”-s kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev “përsëriti qëllimin për të kontribuuar në negociatat me lëshime të ndërsjella për emrin e IRJM-së. Duke iu drejtuar edhe popullit grek dhe popullit të vendit të tij, Zaev thotë se është në interes të Maqedonisë dhe Greqisë që të gjendet zgjidhje për çështjen e emrit në gjysmën e parë të viti 2018”, njoftoi televizioni Alfa.

Nga ana tjetër, sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg më 17 dhe 18 janar do të vijë në Maqedoni. Nikoqir i Stoltenbergut do të jetë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev. Krahas me Zaevin, Stoltenberg parasheh të realizojë edhe takime të tjera. Ky takim i Stoltenbergu vjen pasi që filloi rrethi i ri i bisedimeve me ndërmjetësuesin e çështjes së emrit Maqedoni – Greqi në Njujork, Metju Nimic ku sipas ekspertëve pritet që të fillojnë bisedimet thelbësore.

LEXO: Zaev: Maqedonia në vitin 2018 do të bëhet shtet me përspektivë dhe anëtare e NATO-s (VIDEO)
LEXO: Mediat greke: Osmani në Athinë, takim i mundshëm Cipras – Zaev në Davos
LEXO: Viti 2017 nisi rrugëtimin euro-atlantik: a do të arrijë Maqedonia të hyp në tren më vitin 2025?
LEXO: “Brima”, maqedonasit dhe shqiptarët: çështja e emrit Maqedoni – Greqi të zgjidhet me referendum

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button