Teuta Arifi, jemi afër marrëveshjes me SHGM-në

Bisedimet me Shoqatën e gazetarëve janë duke vazhduar, tha zëvendës kryeministrja Teuta Arifi, duke shtuar se përparime janë arritur,  por se ende nuk është rënë dakord për dënimet që kanë të bëjnë me rastet eventuale rreth padive për gazetarët.

‘Mendoj se kishim një proces të mirë lidhur me këto çështje ku kishim përparim duke pasur parasysh fazën fillestare ku filluam me këtë proces, për momentin  kërkojmë mundësi për adaptimin lidhur me lartësinë e dënimeve, dhe mendoj se pasi ti tejkalojmë dallimet  që i kemi ndaj kësaj çështjeje  do të dalim para jush të ju informojmë sepse ky proces është shumë i rëndësishëm dhe mirë është të arrijmë rezultat të mirë’ deklaroi Arifi.

Pikërisht veprat penale ‘shpifje’ dhe ‘fyerje’ SHGM kërkon që të largohen nga Kodi Penal, ndërsa të njëjtat  të rregullohet me ligj të veçantë civil.

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button