LD: Me dronë të zbulohen ndotësit e ajrit

Lidhja Demokratike (LD), propozon që me shfrytëzimin e dronëve të detektohen ndotësin e ajrit në Shkup dhe qytete tjera (Tetovë, Kumanovë, Manastir et.), njofton Portalb.mk.

“Shihet qartë se është numri shumë i vogël i “inspektorëve ekologjik” të cilët nuk munden të përballen me ndotësit e ajrit, veçmas ata që shfrytëzojnë vaj motorik të shfrytëzuar ose vaj për amvisëri, plastikë, gumë, stiropor dhe tjera mjete të ndalura për ngrohje ose që shfrytëzohen për procesin e prodhimit, sugjerojmë që Ministria e Ambientit Jetësor të blejë dronë dhe të fillojë me zbulimin e ndotësve të ajrit dhe helmuesve të qytetarëve”, thuhet në kumtesën e LD-së.

Lidhja Demokratike propozon mbikëqyrje të përforcuar të deponisë “Drislla” që të parandalohet ndotja gjatë djegies së mbeturinave mjekësore ose deponim eventual të mbeturinave të rrezikshme.

“LD e përkrahë idenë që Qyteti i Shkupit ka hapur numër telefonik (193), në të cilin qytetarët mund të lajmërohen dhe të paraqesin ndotës të ajrit, por sugjerojmë që të krijohet aplikacion, ku qytetarët të dërgojnë edhe porosi dhe viber porosi, fotografi, video, ose mail me informata për ndotësit”, thonë nga LD.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button