Dy orë para vrasjes në Smillkovcë është incizuar klip-muzikor?

Vetëm dy orë para vrasjes tmerruese në të cilën pesë shkupjanë brutalisht u ekzekutuan në afërsi të liqenit të Smillkovcit, është incizuar klip-muzikor, bëri të ditur portali “Kirilica”.

Sipas informatave të portalit, në njërin prej automobilave që është përdorur në klipin ishte vendosur një kamerë e cila ka incizuar derisa automobili ka qenë në lëvizje, por ende nuk dihet nëse incizimet mund të ndihmojnë në zbulimin e vrasjeve.

Sipas informatave të “Kirilica”, brenda ditës, më 12 prill të këtij viti një pop-këngëtar nga Maqedonia ka incizuar klip-muzikor afër liqenit. Incizimi gjoja ka përfunduar rreth orës 18, dy orë para se të vriten Filip Sllavoski, Aleksandar Nakevski, Cvetanço Acevski, kire Triçkovski dhe Borçe Stefakovski.

Policia është informuar për incizimet, ndaj pritet që ato të kontrollohen dhe të shihet nëse incizimi i klipit muzikor do të ndihmojë në hetimin për vrasjen./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button