VIDEO – Kuvend, për pak të rrihen Aliu dhe Ademi

Xhevat Ademi nga BDI dhe Imer Aliu nga PDSH në Komisionin për sisteme politike në të cilin diskutohet për propozim ligjin e lustrimit, janë sulmuar verbalisht ndërmjet tyre, duke fajësuar njëri tjetrin për gënjeshtra!

Ky incident verbal ndodhi gjatë debatit rreth propozim ligjit të ri për lustrim, me ç’rast deputeti i BDI-së Xhevat Ademi, kërkoi që krahas lustrimit të miratohet një ligj për rehabilitimin e viktimave.

Ademi gjatë debatit tha se gjatë kohës së monizmit hetimet kundër veprimtarëve shqiptarë nuk i kanë zhvilluar gjykatësit por inspektorët e UDB-së. Por kjo shkaktoi reagimin procedural të deputetit të PDSH-së Imer Aliu.

“Në sistemin monist hetimet kundër veprimtarëve politik, shqiptarë, nacionalizmit shqiptarë, të ashtuquajturve ët asaj kohe irredentist dhe nacionalistë, nuk i kanë zhvilluar gjyqet, nuk i ka zhvilluar gjykatësi hetues, nuk i ka zhvilluar prokurori, i kanë zhvilluar inspektorët e UDB-së dhe sipas këtij propozimi çdo i burgosur politik shqiptarë në fazën e hetimeve deklaratat i ka dhënë para inspektorëve të sigurimit të shtetit të caktuar nga prokuroria për zhvilluar hetimet, do të duhet të lustrohet”, tha  Xhevat Ademi, BDI.

“Ai i theu të gjitha normat morale, qoftë edhe të rregullores, edhe kushtetutës edhe ato njerëzore. Publikisht para jush, para opinionit, shqiptarë para së gjithash akuzoi se çdo i burgosur gjatë periudhës së komunizmit ka nënshkruara deklaratë për bashkëpunim me shërbimet: Citoj: Çdo i burgosur është detyruar të nënshkruaj deklaratë për bashkëpunim me shërbimet….”, tha Imer Aliu, PDSH.

Me këtë intervenim procedural të Aliut, kulminoi situata dhe u ndërpre për disa çaste puna e Komisionit për sistem politik. Ademi dhe Aliu u thirrën të përleshen jashtë nga salla e parlamentit por kolegët e tyre deputetët qetësuan situatën.

Kjo atmosferë e tensionuar ka vazhduar edhe pas largimit të kamerave, derisa Xhevat Ademi bisedonte me gazetarët, për një moment u paraqitën pjesa më e madhe e deputetëve të PDSH-së të cilët drejtuan fjalë ofenduese dhe kërcënuese ndaj deputetit Xhevat Ademi. Por falë ndërhyrjes së sigurimit në parlament u evitua incident më i madh.

Ligji i ri për lustrim parasheh që të ilustrohen edhe oligarkët, ku opozita kundërshtoi ashpër- konsideron që ajo u bë për përplasje me ata që nuk mendojnë njejtë. /portalb
video Alsat-M /

Lajme të ngjashme

Back to top button