Arifi, partia akoma nuk ka diskutuar për funsionarët që do të ikin

Bashkimi Demokratik për  integrim nuk ka diskutuar akoma lidhur me shkarkimet eventuale të funksionarëve nga radhët e saj. Deklaratën e bëri publike numri dy i kësaj parti dhe njëherësh zëvendës kryeministre për euro integrime, Teuta Arifi.

‘Në kuadër të partisë nuk është diskutuar lidhur me atë çështje, nuk është shtruar si çështje , nëse shtrohet sigurisht që partitë politike për atë ekzistojnë  për të diskutuar punën ose mos punën e njerëzve të cilët janë dërguar nëpër funksione për të kryer detyrat e tyre’ deklaroi sot para gazetarëve Teuta Arifi.

Arifi tha se deklarata e dhënë ditë më parë nga zëdhënësi i partisë Bujar Osmani është keqkuptuar. Osmani nuk ka folur për shkarkime, por për raportet që japin funksionarët partiakë për punën e tyre, tha Arifi.

‘Funksionarët e BDI-së në mënyrë të rregullt kanë obligim që të japin raporte tremujore, dhe ato raporte janë  në shqyrtim të përditshëm  dhe konsideroj që nëse flasim për këtë sigurisht që është në debat por konkretisht për nderime eventuale të kuadrove nuk është diskutuar’.

Osmani ditë më parë  konfirmoi se BDI është duke shqyrtuar mundësinë për shkarkimin e kuadrove të saj nëpër institucione dhe sektorë të ndryshëm, dhe se sipas tij së shpejti këshilli i përgjithshëm i partisë  do të mbajë një mbledhje në të cilën do të vlerësohet puna e çdo funksionari të partisë.

Shkarkimet e funksionarëve i paralajmëroi kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër  i vendit, Nikolla Gruevski i cili deklaroi se përveç 200 funksionarëve nga partia e tij nuk do të lërë pa prekur edhe punonjës dhe funksionar të BDI-së. 

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button