Maqedoni, dekrete të reja për shërbimet e navigacionit ajror

Në pajtim me obligimet e ndërmarra me Marrëveshjen multilaterale për themelim të Rajonit të përbashkët evropian ajror (RPEA) Qeveria, me propozim të Agjencisë pëër aviacion civil të RM-së. solli disa dekrete me të cilat bëhet harmonizimi me rregullativat e reja nga ana e Bashkimit Evropian.

Dekretet kanë të bëjnë me mënyrën e ofrimit të shërbimeve të navigacionit ajror, si dhe shërbimet e posaçme lidhur me personelin e nevojshëm, pajisjen dhe kushtet e tjera të posaçme, të domosdoshme për punë të sigurtë dhe të rregullt.

Siç informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, me dekretet bëhet edhe harmonizimi me rregullativë lidhur me organizimin dhe shfrytëzimin e hapësirës ajrore, si dhe të rregullave dhe kushteve për operativitet të ndërsjelltë të sistemeve, pjesëve të tyre përbërëse dhe procedurave të ndërlidhura për ofrim të shërbimeve të navigacionit ajror me ATM rrjetin evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button