Promovohet libri “Për globalizimin” nga Xhorxh Soros

Fondacioni “Shoqëri e hapur” në Maqedoni sot promovoi versionin në gjuhën maqedonase të librit “Për globalizimin” të luftëtarit për demokraci dhe liri në botë, Xhorxh Soros.

Libri i cili u publikua në vitin 2002 përfshin dhe përforcon vizionin e çliruar nga paragjykimet për globalizimin e formuluar në librat e tij të mëparshme.

Moderatori dhe njëherësh drejtues i fondacionit për Maqedoninë, Vlladimir Milçin tha se botimi i librit në maqedonisht është i nevojshëm pasi që ndaj tij personalisht janë drejtuar shumë informata të pasakta. 

“Për arsye se tek ne qëndrimet e Xhorxh Sorosit kritikohen dhe se populli nuk ka njohuri për qëndrimet dhe rekomandimet e tij e promovojmë këtë libër “Për globalizimin”. Dëshirojmë që opinioni të njoftohet me qëndrimet dhe rekomandimet e tij. Në këtë libër ka disa elemente që janë të përfshirë jo vetëm në SHBA, por edhe në Maqedoni. Këtu është përfshirë aspekti politik dhe ekonomik. Ai e ka shkruar këtë libër jo vetëm që të sqaroi se si funksionon kapitalizmi global, por edhe që të jep rekomandime se si kjo të përmirësohet”, tha Milçin. 

Në promovimin e librit morën pjesë profesorët Stevo Pendarovski dhe Abdullmenaf Bexheti, të cilët folën për librin nga aspekti politik dhe nga ai ekonomik. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button