Rekomandime për reduktimin dhe eliminimin e ndotësve organik

Me Planin e azhurnuar kombëtar implementues për reduktimin dhe eliminimin e ndotësve të qëndrueshëm organik, për të cilin u miratua informatë nga Qeveria në seancën e mbrëmshme, rekomandohen më shumë aksione si hapa të ardhshëm për plotësimin e obligimeve ndaj Konventës së Stokholmit dhe avancimit të mjedisit të jetesës në domenin e këtyre kimikaleve.

Obligimet kanë të bëjnë me djegien e pakontrolluar të mbeturinave të deponive jostandarde, vendosjen e kontrollit gjatë importit të pajsijes së vjetër me rrezik nga kimikalet e dëmshme për shëndetin e njerëzve dhe ambientit të jetesës, formimin dhe funksionimin e qendrave grumbulluese, qendrave për trajtim dhe përpunim të automjeteve të përdorura, si dhe për masa tjera, informoi pres sërbimi i Qeverisë.

Informata për Planin e azhurnuar kombëtar implementues për reduktimin dhe eliminimin e ndotësve të qëndrueshëm organik në Republikën e Maqedonisë u miratua me propozim të Ministrisë së Ambientit Jetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button