Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tryezë e të vegjëlve

Kryetari i Partisë Socialiste, në tryezën e thirrur nga partitë e vogla për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, u shpreh se sistemi aktual zgjedhor nuk është provuar në një proces normal, ndërsa theksoi se votimi me kartë identiteti dhe numërimi elektronik ndikojnë në një proces të ndershëm. 

“Sistem antidemokratik zgjedhor nuk ka, çdo sistem është demokratik. E rendësishme është që sistemi të funksionojë në mënyrë demokratike”, tha Rama, duke theksuar se PS nuk e kushtëzon reformën zgjedhore me ndryshimin e sistemit.Po ashtu Rama theksoi se PS do te jape kontributin e saj per ta permiresuar sistemin zgjedhor.

Në tryezën e organizuar sot, kreu i PDS-se, Paskal Milo ka theksuar se shqetesimi per zgjedhje te lira e te ndershme dhe per gjithperfshirje i ka mbledhur bashke ne kete takim perfaqesues te 23 partive te vogla. 

“Të gjithë së bashku të realizojmë atë që kemi deklaruar që në nisje të kësaj pune për reformën e që është bazuar në dy principe, transparenca dhe gjithëpërfshirja, kemi shpresë se faktorët politikë, do i dëgjojnë me vëmendje shqetësimet tona” theksoi Milo.

Ndërsa kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi theksoi se problem në kodin aktual zgjedhor mbetet deformimi i votës. Sipas tij sistemi spanjoll është zbatuar me deformime në vendin tonë ndërsa shtoi se këto deformime duhet të rregullohen me metodën e korrektimit kombëtar

“Kjo jep një parlament të polarizuar, jep me vështirësi një qeverisje, se deformimet pranohen në favor të stabilitetit të qeverisë, ndërkohë që propozimi ul deformimin dhe rrit stabilitetin e bën më të qeverisshme Shqipërinë se çfarë është aktualisht për shkak të deformimit”, theksoi Gjinushi./top-channel

Lajme të ngjashme

Back to top button