Vokshi: Rama fut drogën në listën e barnave të rimbursueshme 2017, pacientët pa kura

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, iu përgjigj Ministres së Shëndetësisë me disa fakte që sipas saj konfirmojnë se Edi Rama e ka shndërruar sistemin shëndetësor në pazar për klientet e tij dhe kundër interesit të qytetarëve. Vokshi i kërkoi Ministres të japë llogari, veç të tjerave, pse nuk është miratuar Lista e Barnave të Rimbursueshme 2017, shkruan Shekulli.

Statusi i plotë i Albana Vokshit:

Kryeministri Rama urdhëroi sot Ministren e Shendetësisë të dale në një deklaratë të re mashtrimi për dështimin më të madh të Rilindjes: SHËNDETËSINË FALAS!!

 Ministrja e Shëndetësisë pranon në cdo rresht të deklaratës së saj të gjitha akuzat dhe Denoncimet e Partisë Demokratike:

  1- Ministrja Manastirlliu pranon se në 2017 fëmijëve diabetikë nuk ju siguruan fishat për matjen e nivelit të sheqerit në gjak. Arësyeja e vetme: mosmiratimi i Listës së Barnave të Rimbursueshme 2017 (LBR2017). Sot, Ministrja e Shëndetësisë në deklaratën e saj sot duhet të jepte llogari:

 – Pse LBR 2017 nuk u miratua kurrë???

 – Pse Damianës dhe 1500 fëmijëve të tjerë diabet‎ikë ju mohua e drejta për fisha të rimbursueshme një vit të tërë??

 – Cfarë pazaresh dhe cilët klientë te Ramës fshihen pas mosmiratimit të LBR 2017?

 – A është KRIM të lësh fëmijët pa kura vetëm për hir të pazareve dhe fitimeve në kurriz të shëndetit të fëmijëve shqiptarë??

Ministrja Manastirlliu edhe sot u tall me fëmijët diabetikë. Në asnjë rresht të deklaratës qeveritare nuk i kërkoi falje pacientëve fëmijë për mohimin e një të drejte themelore, të drejtës për kujdes shëndetësor !

 2- Ministja Manastirlliu flet për 140 barna të reja të rimbursueshme në 4 vite të Rilindjes. Edhe këtu Ministrja Mashtron. 140 janë thjesht altërnativa të ndryshme, numri i barnave të reja është shumë herë më i vogël. Por për padije apo mungesë informacioni, Ministrja nuk përmendi që vetëm vitet e fundit të Qeverisjes së Partisë Demokratike, Listës së Barnave të Rimbursueshme ju shtuan mbi 150 barna të reja për sëmundshmëri të pambuluara më parë si talasemia, kanceri i gjirit etj. Sot Ministrja kishte rastin t’u shpjegonte të sëmurëve (me tumor, sëmundje zemre, me sklerozë, sëmundje mendore, të psoriazis etj) pse 30 barnat e reja të planifikuar në LBR 2017 për kurimin e tyre nuk u rimbursuan kurrë?? Për sa kohë Qeveria do të vazhdojë të  rimbursojë ushqime ne vend te barnave?? (sic eshte rasti i ketosterilit‎)??

Sot Ministrja Manastirlliu duhet t’u shpjegonte shqiptarëve edhe SKANDALIN e RADHËS:

 – Pse në listën e rimbursimit të barnave 2017 ishin të planifikuar për rimbursim e përdorim shtëpiak edhe drogëra të forta???

 – Kush e urdhëroi futjen e Fentanylit në LBR2017 për të cilin u alarmua edhe agjencia nderkombetare e narkotike ne Vjene? Pse nuk u bë kurrë publike që ishte falë edhe reagimit të tyre që ministria të terhiqej nga kjo cmenduri dhe krim me shendetin e njerezve??

 3- Paturpësisht Ministrja në deklaratën e saj, përsëri gënjeu kur tha që përgjigjet për mamografitë e lëvizshme kthehen në kohë rekord. Është mbi 10 mijë nr i gravë që kanë kryer mamografinë e lëvizshme. Secilës i është dhënë në dorë (në rastin më të mirë) një CD që ka humbur kush e di ku në ndonjë sirtar të shtëpisë. Shumë prej tyre sot mund të kenë shëndet të përkeqësuar ose edhe mund të mos jetojnë më. Jeta apo përkeqësimi i shëndetit të grave, janë përgjegjësi direkte e Ministres Manastirlliu të cilën as cinizmi i tepruar e as mbrojtja e Kryeministrit nuk e shpëton dot.

 4- Ministrja Manastirliu foli edhe per rimbursimin e barnave për 600 mije te pasiguruar që mbetet një spekulim i pastër i Ramës për të fshehur dështimin e premtimit të madh për Shëndetësi Falas. Që në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, rimbursoheshin me 100% ose në mënyrë të pjesshme pothuajse të gjitha kategoritë: fëmijë, pensionistë, PAK, ndihmë sociale, të papunë etj. Mjaftonte një vërtetim nga institucionet shtetërore për të siguruar barna të rimbursueshme. Sot që në flasim, asgjë nuk ka ndryshuar as nga ana ligjore e as nga ana praktike. Skema funksionon krejt njëlloj si në kohën e PD. Të njëjtat kategori marrin rimbursim të plotë ose të pjesshëm. E vetmja gjë që ka ndryshuar, janë ngjyrat e ndezura të zyrave të punës, të cilat vetëm sa kanë shtuar kalvarin e gjatë e të mundimshëm për marrjen e vërtetimeve të papunësisë.

 5- Ministrja foli edhe për akseleratorin linear, që në fakt është investim i Qeverisë Berisha. Ironikisht, Ministrja Manastirlliu sot ka akuzuar veten e saj për shpërdorim detyre. Për shkak të shkeljes së premtimit për vënien në punë të akseleratorit linear në afatin e duhur, ka qenë vetë Ministrja Manastirlliu, në atë kohë drejtoreshë ë QSUT, që ka urdhëruar përdorimin e pajisjeve të vjetra e të degraduara të kobaltit‎ me qëllimin e vetëm për të mashtruar pacientët dhe duke vënë në rrezik jetën e tyre!! Vetëm pas denoncimeve të Partisë Demokratike, njëra prej këtyre pajisjeve u hoq nga përdorimi dhe tjetra vazhdoi të përdoret në raste të kufizuara. 

 ‎6- Në fund, Ministrja Manastirlliu sot duhet të japë llogari:

– pse të sëmurët me hemofili ende vuajnë për mungesë faktori?

 – pse të sëmurëve me kancer në onkologjik nuk ju jepet shërbimi dhe kura e duhur?

 – pse sot ne cdo spital por edhe ne QSUT mungojnë pajisjet dhe barnat me elementare???

 – pse sot në QSUT nuk bëhen ekzaminimet e duhura për gratë e prekura me kancer gjiri??? Ju kujtoj që këto ekzaminime janë kryer më parë në QSUT… A ka lidhje kjo me dhënien me koncesionin e dyshimtë të laboratoreve??

 – pse mjekët ikin nga Shqipëria apo japin dorëheqje si mënyrë refuzimi për kushtet skandaloze në të cilat Ju i këni lënë të punojnë???

Në çdo vend demokratik, sjellje të tilla të papërgjegjshme të autoriteteve ministrore shoqërohen me dorëheqje! Pra iu hiqet “fisha” zyrtarëve neglizhentë dhe pazarxhinj me listën e ilaçeve…dhe i dorëzohen organeve të drejtësisë!! Sot, e vetmja kurë e plotë për vendin mbetet Largimi i Edi Ramës!!!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button