fbpx

Refugjatë afganë në zonën mes Kosovës e Serbisë

Ka disa ditë që 17 refugjatë nga Afganistani po qëndrojnë në zonën neutrale mes Kosovës e Serbisë. Ata u përzunë nga Serbia drejt Kosovës, por autoritetet kosovare nuk i lanë të hyjnë pa dokumente në Kosovë.

Sipas TV Klan Kosova, zyrtarët e policisë së Kosovës kanë thënë se ata që nuk kanë dokumente nuk mund të hyjnë në Kosovë, ndërsa të trafikuarit tashmë janë të vendosur në zonën e përgjegjësisë së Serbisë.

Pasditen e së dielës, njëri nga fëmijët ka rënë në zjarr, duke djegur këmbën. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close