Flori konfirmoi lidhjen me moderatoren nga Kosova: Jam me fat që të kam

Për një kohë shumë të gjatë është përfolur që Flor Mumajesi është në një lidhje me moderatoren nga Kosova, Liberta Spahiun, ndonëse as njëri as tjetri nuk e pohuan kurrë diçka, por duket se erdhi moment i shumëpritur, shkruan Class.

Flori së bashku me grupin e tij janë zhvendosur në Prishtinë për koncertin e radhës dhe si për rastësi ose jo, aty ka qenë e pranishme dhe Liberta për të fesuar ditëlindjen. Nuk kishte si të mungonte një urim i ngrohtë nga djemtë e “Threedots”, por urimi më i veçantë erdhi nga vetë Flori, i cili këngën e ditëlindjes e shoqëroi me një dedikim për parteren e tij (mendojmë që tashmë nuk e kami gabim nëse e quajmë kështu)

“Gëzuar ditëlindjen,  jam me fat që të kam”, dëgjohet teksa thotë Flori dhe Liberta e cila emocionohet nga fjalë të tilla.

Blitz.al shkruan se videoja është shpërndarë në rrjete sociale nga Alaudini, gazetari i njohur i “NIN”, një nga miqtë e ngushtë të moderatores, vendin e të cilit e zuri pikërisht Flori për të drejtuar “NIN festiv” natën e dy janarit.

Koha kur nuk e konfirmonin lidhje tashmë i përket së shkuarës, tani jemi në epokën që i bëjmë dedikime dashurie (pak a shumë si Elgiti me Klean)…duhet të ishim mësuar tashmë, por jo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button