Llacë, familja Rexhepi i kthehet jetës normale

Familjes gjashtëanëtarëshe Rexhepi, nga fshati Llacë e cila jetonte në kushte mizore, i është kthyer një shpresë për të jetuar edhe atë  në kushte më të mira jetësore falë renovimit të shtëpisë nga shoqata humanitare.

 Dy javë pas publikimit të lajmit për gjendjen e vështirë dhe kushtet e rënda në shtëpinë Rexhepi,  shoqata humanitare “Mëshira” në bashkëpunim me shumë ndërmarrje nga Tetova arriti që të rregullojë shtëpinë e kësaj familje, me dyer, dritare, dhe inventor tjetër për shtëpinë. Tashmë kjo familje nuk do të pres edhe një dimër me murre të çara dhe të shtëpi të ruinuar, por në një shtëpi me kushte normale për jetë.  

Shtëpia e familjes Rexhepi ka marrë një pamje të re,  dyshemeja, dyert dhe murret nuk janë të shkatëruara por ato janë të renovura. Nëna e katër fëmijëve Ramize Rexhepi thotë se fëmijet dhe ajo bashkë më bashkëshortin do të kenë kushte më të mira ndërsa falënderon të gjithë ata që i kanë ndihmuar kësajë familje.

“Siç e dini shtëpia ka qenë katastrofale. Tash është më mirë, falënderoj ata që na ndihmuan, shtëpia është mirë, poashtu na kanë sjellë edhe tesha për fëmijët. Tash na kanë sjellë edhe shumë gjëra tjera që nuk i kemi pasur më herët”, thotë ajo. Ndërsa përfaqësuesi i shoqatës “Mëshira “ Haki Lushtaku thotë se  falë donatorëve dhe antarëve të kësaj shoqate tashmë kjo familje ka kushte më të mira për jetesë.

“Ne morrëm një aksion me kompanitë e Tetovës, pasi që pamë se kjo familje ka kushte të vështira për jetesë. Ne kemi kontaktuar kompanitë dhe ata kanë ofruar, dyer, disa dritare, dyshemenë, disa tesha dhe sot jemi të lumtur që e shohim këtë shtëpi në gjendje më të mirë”, thotë Lushtaku.

 Para dy jave, gazeta Koha, publikoi se kjo familje jeton në kushte të vështira, me shtëpi të ruinuar e cila pikonte gjatë dimrit, ndërsa gjashtë anëtarët e kësaj familje për shkak të kushteve të rënda sociale nuk kishin mundësi të meremtojnë të njejtën. Ata që e kanë ndihmuar këtë familje kanë premtuar se ndihma ndaj tyre do të vazhdojë edhe me pako ushqimore kohë pas kohe.

Megjithatë kjo familje vazhdon të luftojë me ekzistencën dita ditës, pasi që kryefamiljari Xhemaledini bredh rrugëve për të gjetur punë. Ai falënderon ata që ndihmuan në rregullimin e shtëpisë së tij, ndërsa thotë se edhe më tutje mbetet problem mbijetesa. Ai rrallë herë gjen punë për të mbajtur shtëpinë, për të shkolluar fëmijët dhe për jetuar.

 Ndryshe, shtëpia e para disa ditëve më shumë i ngjante  një gërmadhe kurse tashmë shtëpisë pothuajse të re iu gëzuan edhe fëmijët të cilët nuk do të presin edhe një dimër të ftohtë në shtëpinë e tyre në fshatin Llacë të Tetovës./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button