Bien çmimet e benzinave

Çmimet me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER bs-98 bien për 2.00 den/lit.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 arrin 87.00 den/lit dhe i EUROSUPER BS-98 arrin 88.50 den/lit. Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) zvogëlohet për 1.00 den/lit dhe arrin 72.50 den/lit. Çmimi me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (VEL-1) ulet për 0.50 den/lit.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror gjatë periudhës së kaluar 14 ditore arrinte 119.030 dollarë për një fuçi dhe është për 4.10 për qind më i ulët se çmimi mesatar i naftës së papërpunuar (124.125 dollarë për një fuçi) sipas të cilës u formuan çmimet rrjedhëse të derivateve të naftës./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button