Shtëpia e Bardhë do të vendosë ndalesë për shfrytëzimin e celularëve personal në Krahun perëndimor

Shtëpia e Bardhë prej javës së ardhshme do të vendosë ndalesë për shfrytëzimin e telefonave celular të të punësuarve dhe vizitorëve në Krahun perëndimor, kumtoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Hakabi Senders, transmeton MIA. 

Ajo sqaroi se vendimi është sjellë për shkak të sigurisë, e jo për shkak të shqetësimit lidhur me rrjedhjen e informatave.

“Të gjithë të punësuarit do të duhet t’i kryejnë detyrat e veta të punës në telefonat që ua ka dhënë Qeveria e SHBA-së”, deklaroi Senders.

Në hyrje të Krahut perëndimor të Shtëpisë së Bardhë do të jetë një vend i posaçëm ku do të lihen telefonat celular.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button