Alkooli shkakton dëmtime të përhershme gjenetike në qelizat burimore

Mësohet se alkooli shkakton dëmtime të pakthyeshme gjenetike në rezervat e qelizave burimore të trupit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Studiuesit britanikë, në eksperimentet e bëra me minjtë të modifikuar gjenetikisht, kanë zbuluar që alkooli duke prishur ADN-në e qelizave, bëhet shkak për paraqitjen e kancerit.

Prof.Dr. Ketan Patel, nga Laboratori i Biologjisë Molekulare të Cambridge-it, tha se studimet kanë siguruar dëshmi të fuqishme se metaboliti i alkoolit shkakton dëmtim të të gjitha qelizave burimore përbërëse të indit.

Duke u bazuar në studimet e mëhershme ku thuhet se gjatë djegies së alkoolit në trup, në qeliza lirohet toksina e quajtur acetaldehid e cila dëmton ADN-në, u zbulua se acetaldehidi, në rast të mos neutralizimit nga mekanizmat mbrojtëse natyrale e copëton ADN-në dhe shkakton dëmtime permanente.

Në eksperimentet e bëra në laborator, minjve të cilët nuk e posedonin mekanizmin mbrojtës natyror në fjalë, iu dha alkool i holluar për 10 ditë të tëra dhe u observua që kjo ndaloi formimin e qelizave të reja të gjakut plotësisht.

Gjatë analizës së qelizave burimore të minjve, u zbulua se ADN e qelizave tani ishte dëmtuar deri në mosfunksionim. Ky studim u publikua në revistën “Nature”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button