Qeveria holandeze para kolapsit

Qeveria holandeze është para kolapsit, ndërsa pritet dorëheqja e kryeministrit, pasi që bisedimet e nivelit të lartë për masat shtrënguese kanë dështuar.

Kabineti holandez është mbledhur për të diskutuar se çfarë të bëhet asi që Gert Uilders dhe partia e tij e Lirisë, aleati kryesor në qeveri, janë larguar nga bisedimet, që synonin përmbushjen e rregullave të BE-së për deficitin buxhetor.

Pa Partinë e Lirisë, kryeministri Mark Rut i koalicionit të krahut të djathtë nuk e ka më shumicën në parlament.

Rut pritet që të ofrojë dorëheqjen e tij, pas përfundimit të takimit të sotëm, duke hapur kështu rrugën për zgjedhjet kombëtare që mbahen më vonë gjatë këtij viti./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button