Gara presidenciale, Nano takon Arvizu

Ish-lideri socialist, Fatos Nano vijoi sot axhendën e tij të konsultimeve me një tjetër takim, por kësaj rradhe me përfaqësuesin e SHBA-së në Tiranën zyrtare, Aleksandër Arvizu.

Kështu, në rrugën e tij për të qenë kandidat për garën e kreut të ri të shtetit, ish-kryeministri Nano kërkoi mbështetjen e ambasadorit amerikan, Arvizu.

Takimet e ish-lidersit socialist do të vijojnë dhe gjatë ditëve në vijim, ku pasi shënon takimin e dytë, brenda tre ditëve, fillimisht me kreun Meta, sot me ambasadorin Arvizu, konsultimet do të kalojnë në kampin e mjatë. Pritet që gjatë ditës së nesërme Nano të zhvillojë takime me kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule, e më pas me kreun e PS-së, Edi Rama./botasot

 

Lajme të ngjashme

Back to top button