Përforcimi i parë i Shkupit do të jetë Ljamçevski

Skuadra e Shkupit sot e kishte grumbullimin e parë, ndërsa deri më tani bardhe kaltrit nga Çairi ende nuk kanë prezantuar asnjë përforcim, edhe pse spekulohej me disa emra.

Por sipas burimeve të PORTALB.mk, arrijmë të mësojmë që Shkupi sonte, më së voni deri nesër do të bëjë edhe goditjen e parë në afatin kalimtar të dimrit, që ka nisur nga data 1 janar.

Burimet tona thonë se është futbollisti Bllagojçe Ljamçevski i cili do të përforcojë repartin e mbrojtjes, ndërsa për këtë pozitë do të jetë i mirëseardhur pikërisht futbollisti nga Manastiri. Futbollisti 30 vjeçar,  Ljamçevski para se të kalojë në Pelister, luajti edhe për kampioni9n aktual Vardarin, ndërsa ka bartur edhe fanellën e Metalurgut, Rabotniçkit, Pobedës dhe Makedonija Gj.P.

Nga Shkupi disa herë kanë potencuar se nuk do të nguten në prurje të reja,m pasi duan të sjellin futbollistë cilësor. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button