Ivanov: NATO duhet rishqyrtuar pozicionet për aderimin e Maqedonisë

“Maqedonia pengohet në rrugën drejt NATO-s për një contest absurd dhe të imponuar, aktvendimi i Hagës duhet të respektohet në samitin e Çikagos, ndërsa vendet anëtare të NATO-s duhet të rishqyrtojnë pozicionet në raport me anëtarësimin e Maqedonisë”, këtë e deklaroi Gjorge Ivanov në fjalimin e tij në përurimin e konferencës me titull “Roli i përbërjes aktive dhe i rezervit të forcave të armatosura në mbështetjen e misioneve dhe detyrave të tyre në mjedisin rajonal dhe global të sigurisë në shekullin 21”.

Në konferencën mori pjesë edhe miinistri i Mbrojtjes Fatmir Besimi, i cili porositi se NATO dhe BE-ja janë prioritete strategjike për vendin.

“Maqedonia në vitin 2008 i përmbushi të gjitha kriteret për anëtarësim dhe është tërësisht e gatshme për marrjen e të gjitha përgjegjësive dhe obligimeve si anëtare e ardhshme e Aleancës”, tha Besimi. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button