Vazhdojnë protestat e mbështetësve të regjimit në Iran

Protestat e mbështetësve të regjimit në Iran, të cilat filluan dje në disa qytete të këtij shteti, vazhduan edhe sot me pjesëmarrjen e mijëra personave, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Protestat e mbështetjes”, të cilat filluan dje me thirrjen e imamëve të së premtes dhe autoriteteve fetare për të protestuar ndaj demonstratave kundër regjimit në Iran, vazhdojnë edhe sot në shumë qytete të mëdha si Mashad, Shiraz, Urumije, Isfahan dhe Erdebil.

Protestuesit brohoritën slogane “Mallkuar qofshin hipokritët ngatërrues”, “Edhe ne ankohemi, por zërin tonë e ngrisim nëpërmjet rrugës së drejtë”. Protestuesit në sloganet e tyre morën në objektiv qeveritë e SHBA-ve dhe të Arabisë Saudite.

Gjithashtu edhe dje në qytete të rëndësishme të Iranit si Ahvaz, Abadan, Gorgan, Ilam, Arak, Khorramabad, Kermanshah dhe Behshahr, mbështetësit e regjimit mbajtën protesta kundër demonstratave antiqeveritare.

Indicentet në Iran filluan me protestën e mbajtur në qytetin Mesh’hed më 28 dhjetor të vitit 2017, ku një grup protestoi kundër kostos së lartë të jetesës, papunësisë dhe korrupsionit. Protestat shpejtë morën karakter antiqeveritar dhe u zgjeruan edhe në qytetet tjera të vendit.

Gjatë trazirave që ndodhën në mbarë vendin deri më tani jetën e kanë humbur të paktën 24 persona ndërsa mbi 1.000 protestues janë arrestuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button