Edhe Shkupi i filloi përgatitjet

Trajneri Ardian Nuhiu sot ka bërë thirrjen e parë të futbollistëve të tij, pas tri javëve pushim, duke startuar kështu fazën përgatitore për sezonin pranveror.

Skuadra e FC Shkupi është grumbulluar sot për herë të parë në stadiumin me barë artificial, ku për tri ditët e ardhëshme do të zhvillojë stërvitje më të lehta, duke i kombinuar ato edhe me punë në fitnes qendër, ndërsa nga e hëna do të transferohen në lagjen e Gjorçe Petrovit, për të vazhduar punën deri me 20 janar, që dy ditë më vonë të udhëtojnë për në Antalia të Turqisë, ku do të kalojën fazën kryesore të përgatitjeve, duke zhvilluar dhe ndeshje kontrolluese me ekipe mjaft cilësore.

Në takimin e parë stafi i trajnerëve me në krye Ardian Nuhiun, u dëshiruan futbollistëve shëndent, duke ju uruar vit të mbarë dhe sezon të suksesshme në vazhdim të kampionatit. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button