Osmani: Bullgaria mund t’i ndihmojë shumë Maqedonisë për tu integruar në BE

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, me rastin e marrjes së kryesimit me Bashkimin Evropian nga ana e Republikës së Bullgarisë, sot në Shkup realizoi takim jozyrtar me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë, Ivan Velikov Petkov, njofton Portalb.mk.

Në takim u diskutua edhe për prioritetet e kryesimit të Bullgarisë, politika e zgjerimit, integrimi i Republikës Maqedonisë, bashkëpunimi rajonal si dhe tema tjera të interesit të përbashkët.

“Kryesimi me Bashkimin Evropian nga ana e Republikës së Bullgarisë paraqet nder për Republikën e Bullgarisë, si dhe mundësi të madhe për Republikën e Maqedonisë, për realizimin e progresit për integrimet tona evropiane” –deklaroi Osmani.

Ai shtoi se motoja bullgare “Të bashkuar jemi më të fortë”, në mënyrë simbolike vërteton njërën nga prioritetet kyçe të kryesimit bullgar – mbështetje të procesit për zgjerim të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Bullgarinë e shohim si miku ynë, vend-lobues për aspiratat tona evropiane, kurse kryesimin si mundësi historike për realizimin e progresit të rëndësishëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian, Maqedonia dhe Bullgaria kanë më shumë punë të përbashkëta që i bashkojnë se sa që i ndajnë” deklaroi Osmani.

Osmani edhe një herë përsëriti qëndrimin se gjashtëmujori i ardhshëm paraqet periudhë shumë të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë, shans historik për realizimin e progresit në procesin euro- integrues. Ai shtoi se edhe në fund të presidencës me Unionin, të Këshillit Evropian në qershor, pret edhe vendimin e Këshillit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim me Republikën e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button