fbpx

Coutinho drejt Barcelonës, dhjetë gjërat që duhet t’i dini për ‘O Magicon’

Philippe Coutinho është afër kalimit te Barcelona, si njëri prej transferimeve më të shtrenjta në histori. Braziliani në gjashtë muajt e fundit ka qenë kryefjala e transferimeve. Liverpooli ka tentuar në çdo mënyrë që të mbajë, por tashmë lojtari duket afër largimit, shkruan Telegrafi.

Marca ka zgjedhur 10 gjërat që spanjollët dhe tifozët e Barcelonës duhet t’i dinë për Coutinhon.

Fëmijëri e vështirë 

Si shumë yje brazilian, Coutinho ka lindur në një zonë të varfër. Ai është rritur në Mangueira afër Rio de Janeiros.

Nuk e filloi me futboll 

Ylli i Liverpoolit nuk e ka nisur karrierën në futboll.

Ai në fillet e tij ka luajtur për skuadrën e futsallit, Vasco de Gama, për të kaluar në futboll.

Eksperienca e parë evropiane 

Në moshën 14 vjeçare, ai erdhi nëEvropë për ta zhvilluar Mediterranean Kupën në Spanjë, ku ra në sytë e skautëve të Interit.

Kumbara i tij është te Barcelona

Kur luanin te Liverpool, ai kishte një marrëdhënie të jashtëzakonshme me Luis Suarezin, që ishin edhe fqinjë. Gratë e  tyre janë shoqe.

E njëjta situatë siç e ka Suarez tani me Lionel Messin.

Shokët e tjerë të famshëm  

Suarez si shok të ngushtë e ka edhe ish yllin e Barcloënës, Neymar.

Është besnik 

Ai është martuar me vajzën që e njihte që nga fëmijëria, Ainen. Ai e kaloi oqeanin me të për të ardhur në Evropë që në moshën 17 vjeçare.

A dashuruar pas tatuazheve

Coutinho është i dashuruar pas tatuazheve. Ai ka tatuazh cdo anëtar të familjes së tij.

Memorie të këqija me Barcelonën

Ai ka luajtur edhe më parë në Camp Nou. Në kohën kur luante te Espanyol, ai kishte humbur në derbi me rezultat 4-0.

Nofka magjike

Pasi njihet për driblet e tij të bukura, ai ka marr nofkën ‘O Magico’.

Motivimi me nënën 

Brendan Rodgers e kishte lexuar një herë një letër në dhomat e zhveshjes e shkuar nga nëna e lojtarit. Taktik që shpesh e përdorte trajneri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button