Vaji i ullirit, ushqyesi më i mirë për flokët

Nëse doni që flokët tuaja të jenë të shëndetshëm, atëherë lyejini ato me vaj ulliri. Për vetëm 9 ditë mund të keni flokë më të bukura, me shumë volum dhe shkëlqim. Pas aplikimit të vajit të ullirit në flokë, vaji i ullirit lihet në qetësi për disa orë dhe vetëm për disa ditë do të merrni rezultatin që kërkonit.

Për të pasur një aplikim sa më korrekt, ja se cila është rruga që duhet të ndiqni:
Merrni një enë dhe në të shtoni pak vaj ulliri me masë që të mbulojë të gjithë flokun tuaj dhe me të i lyeni flokët. Këtë masë e mbani për disa orë në kokë.

Më efikase është kur masa mbahet në kokë për më shumë orë. Pastaj i shpërlani mirë e mirë që të mos ju mbetet vaji në kokë.

Kjo procedurë zgjat 9 ditë dhe ju lë të shihni ndryshim të menjëhershëm të gjendjss së flokëve tuaja./femina.al

Lajme të ngjashme

Back to top button