Hidhet me gurë ndaj një treni transportues në afërsi të “Shkup-Veri”

Persona të panjohur dje kanë gjuajtur me gurë një tren transportues në afërsi të stacionit hekurudhor “Shkup-Veri”. Treni ka qarkulluar në relacionin vendkalimi kufitar “Bllacë” – stacioni hekurudhor “Trubarevë”. Nuk ka persona të lënduar.

“Në polici është denoncuar se mes stacionit hekurudhor “Gjorqe Petrov” dhe stacionit hekurudhor “Shkup-Veri”, më saktë në sinjalin hyrës të stacionit hekurudhor “Shkup-Veri”, persona të panjohur kanë hedhur me gurë një tren transportues, i cili ka qarkulluar në relacionin vendkalimi kufitar “Bllacë” – stacioni hekurudhor “Trubarevë”, informojnë nga MPB-ja.

Nga atje theksojnë se punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button