Tërmet në Mal të Zi, ndihet edhe në Shkup

Një tërmet i fuqishëm sot në ora 11:46 ka dridhur rajonin e Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisës Kosovës dhe Shqipërisë.

Shemsi Mustafa, nga Instituti Sizmik i Kosovës, ka thënë për Kallxo.com se epiqendra e tërmetit ka qenë në Malin e Zi.

Sipas tij tërmeti ka qenë 5 ballësh, ndërsa në Kosovë është ndier më shumë nëpër zonat e afërta me Malin e Zi, siç është qyteti i Pejës.

Edhe në Shkup qytetarët e kanë ndjerë tërmetin, ndërkaq nga Observatori Sizmologjik i Shkupit, ende nuk ka njoftim zyrtar për të njëjtin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button