Dita e Evropës do të ngrejë Maqedoninë në këmbë

Dita e Flamurit Evropian më 28 prill do të jetë pikënisja e kremteve të 62-vjetorit të Bashkimit Evropian në Maqedoni. Në ditët në vijim do të organizohet dhe Maratona e Shkupit, gara e Kamerierëve, koncerte muzikore, aktivitete sporti ligjërime për Evropën dhe festime të tjera lokale.  Agjendën e plotë sot para gazetarëve e shpalosi euro-ambasadori Aivo Orav dhe zv/kryeministrja Teuta Arifi.

“Si delegacion i Bashkimit Evropian në partneritet me Sekretariatin për çështje evropiane dhe Lëvizjen Evropiane kemi organizuar mbi 30 evenimente me qëllim të festimit të ditëlindjes së 62-të të Bashkimit Evropian dhe afrimin e procesit integrues në BE për qytetarët e vendit. Qëllimi i gjithë këtij aktiviteti për ditën e Evropës është që t’ia përcjellim mesazhin tonë kryesor Bashkimit Evropian lidhur me ardhmërinë evropiane të këtij shteti, si dhe sa më shumë  t’i njoftojmë dhe ofrojmë qytetarët në Bashkimin Evropian. Këto aktivitete do të zhvillohen në të gjitha qytetet e Republikës së Maqedonisë, por njëri ndër aktivitetet më të rëndësishme është prezantimi i projekteve të ndryshme, ku nxënësit e shkollave fillore do t’i përfaqësojnë të gjitha kulturat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian”, deklaroi ambasadori i BE-së në Maqedoni, Aivo Orav.

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë për çështje evropiane Teuta Arifi tha se aktivitetet e kësaj natyre japin një mundësi qytetarëve të njihen me botën dhe me proceset evropiane.

“ Dëshiroj të them që Sekretariati për çështje evropiane si partner i delegacionit të BE-së ka organizuar një aktivitet shumë të rëndësishëm për nder të Ditës Evropiane. Dita e Evropës apo 9maji është një ditë që nënkupton konceptin e BE-së për ardhmërinë e qytetarëve jo vetëm të këtij rajonit por në të gjithë Evropën. Procesi i integrimit në BE është një proces i cili duhet të përfshin shumë reforma dhe aktivitete, ku aktivitetet e kësaj natyre japin një mundësi qytetarëve të njihen me botën dhe me proceset evropiane”, tha zëvendëskryeministrja e Qeverisë për çështje evropiane Teuta Arifi./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button