Kallëzim penal për të punësuarit në komunën e Ohrit

Të punësuarit në vetëqeverisjen lokale në vitet 2008, 2009 dhe 2010 duke keqpërdorur pozitën zyrtare i mundësuan ndërmarrjes “Donesovski” që të paguajë rreth pesë milionë denarë për punë të pakryera.

Nëpunësit e komunës i mundësuan grupacionit në fjalë që të vendos pllaka nëpër trotuare dhe rrugë këmbësorike në Ohër dhe fshatin Peshtan, ndonëse ka pasur tashmë tendere të publikuara, më pas i mundësuan që të bëë punë në kundërshtim me marrëveshjet dhe jashtë procedurës së tenderit, që të dorëzojë fatura fiktive, e më pas t’i paguajë nga komuna.

Në vitin 2010 udhëheqësit, repartit për komunikacion dhe për veprimtari komunale në vetëqeverisjen lokale në Ohër i lejuan drejtorit të “Denesovski” të zgjedhet dhe të bëje vendosjen e pllakave nëpër trotoarët e rrugës “Marko Nestoroski”, në Ohër, të cilat më parë ishin vendosur prej një kompanie tjetër në vitin 2007.

“Me këtë, të akuzuarit S.D dhe grupacionit të tij për ndërtimtari, u kanë mundësuar që të fitojnë dobi kundërligjore prej 457.600 denarë. I akuzuari S.D gjatë vitit 2009 dhe 2010, në katër libra-faturash afariste, të lëna anash nga grupacioni i tij për ndërtimtari, deri te komuna e Ohrit, ka vënë të dhëna të pavërteta dhe me nënshkrim dhe vulë të vet, i ka vulosur dhe përgatitur, se si të bëhen punët ndërtimore, ndonëse të njëjtat, asnjëherë nuk janë bërë. Për këtë arsye, me pagesë të mjeteve nga vetëqeverisja lokale, pas faturave të parashtruara, S.D realizoi dobi kundërligjore prej 745.393 denarë, e në dëm të buxhetit të komunës së Ohrit”, kumtojnë nga MPB. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button