Prokuroria kumton detaje për aksidentin ku ka humbur jetën foshnja tre muajshe

Prokuroria Themelore Publike e Kërçovës e zbardh aksidentin në rrugën magjistrale Kërçovë – Makedonski Brod, në të cilën, e humbi jetën një foshnje tre muajshe, njofton Portalb.mk.

“Sipas informatave fillestare, aksidenti ka ndodhur kur vozitësi i automjetit “Golf” me targa  të Ohrit ka lëvizur nga Makendoski Brod drejt Kërçovës, ka bërë përpjekje për tejkalim të një automjetit të mallrave me rimorkio të tipit TAV me targa të Kërçovës. Gjatë tejkalimit, vetura “Golf” e ka goditur veturën “Alfa Romeo” me targa të Sllovenisë, që ka ardhur nga ana e kundërt. Në vend ngjarje ka ndërruar jetë një  foshnje tre muajshe. Udhëtarët e dy veturave kanë marrë lëndime të rënda trupore dhe të njëjtët janë dërguar në institucione mjekësore për kurim të mëtutjeshëm”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Pas urdhrit të prokurorit të PTHP Kërçovë, janë marrë shenja nga vendi i ngjarjes. Të njëjtat do të ekspertohen, por edhe do të bëhet ekspertizë teknike të komunikacionit për konstatimin e rrethanave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button