Shkëmbehen të dhëna të udhëtarëve mes BE-së dhe SHBA-ve

Parlamenti Evropian e miratoi marrëveshjen e re mes BE-së dhe SHBA-ve për shkëmbim të të dhënave të udhëtarëve. Bashkimi Evropian ndërmori një hap të rëndësishëm në luftën kundër kriminalitetit ndërkombëtar dhe mbrojtjes së privatësisë të qytetarëve evropianë.

Parlamenti Evropian votoi që të miratohet marrëveshja e re mes BE-së dhe SHBA-ve për shkëmbim të të dhënave të udhëtarëve nga kompanitë ajrore, me qëllim që të luftohet kundër krimeve serioze tejkufitare. Ministri i drejtësisë i Danimarkës, Morten Bodskov e përfaqësoi kryesinë e Danimarkës me BE-në gjatë një debati përfundimtar në Parlamentin Evropian.

Kjo marrëveshje paraqet një bazë të re ligjore për të dhënat e kompanive ajrore që merren me transport të udhëtarëve.  Ajo përmban një numër të madh dispozitash të cilat garantojnë respektim të të drejtës së privatësisë të udhëtarëve evropian nga ana e SHBA-ve./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button