Ja premtimet e Deharit, prioritare për mandatin e tij të dytë si i pari i Kërçovës

Fatmir Deharit edhe një herë iu besua mandati për të udhëhequr me Kërçovën në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën vitin që lamë pas. Ai gjatë fushatës parazgjedhore premtoi mjaft gjera ndërkaq Portalb.mk ju sjell premtimet kryesore të tij, që mos të harrohet fjala e dhënë.

Debatpernime në Portalb.mk  ai premtoi se do të ua kthen diasporës votat e tyre, duke e shndërruar komunën e Kërçovës në një komunë më të bukur, më të mirë dhe duke marrë modelet evropiane dhe amerikane, do të thotë vendet ku edhe jeton diaspora jonë, kemi një ide se si duhet të jetë Kërçova.

Gjatë mandatit të kaluar, Deari tregoi se kishte raste kur nga diaspora janë kthyer në Kërçovë për të investuar, dhe përmendi investimin në fushën e bujqësisë dhe gastronomisë, dhe se komuna ka marrë të gjitha masat për shpronësimin e tokës, dhënien e lejes për ndërtim.

Infrastruktura për investime është e rregulluar dhe ka shërbime të ujësjellësit, kanalizimeve dhe rrymës elektrike. Ne kemi hartuar në planin gjeneral të komunës zona industriale dhe konkretisht të gjithë të interesuarve sidomos investitorët vendor, këtu bëjnë pjesë edhe bashkëvendësit tanë që punojnë në diasporë, u ofrojmë parcela ndërtimore që ato të kryejnë veprimtarinë e tyre”, tha Deari.

Problemi që kjo komunë ballafaqohet për një kohë të gjatë është ai i deponisë, për të cilën Deari thotë se do të gjejë zgjidhej afatgjate të deponisë. Ai premtoi se gjatë vitit të parë të mandatit të tij do të ndërtohen transfer stacione ku do të bëhet selektimi i mbeturinave.

“Unë kam premtuar dhe premtoj se do të gjej zgjidhje afatgjate të deponisë, megjithatë është një problem që kanë pothuajse të gjitha komunat në Maqedoni . ne zgjidhje të përkohshme kemi bërë por jo zgjidhej të përhershme.  Jemi duke e mirëmbajte deponinë e përkohshme deri sa të realizohet projekti  në bashkëpunim me rajonin që bëjmë pjesë ne.  Komuna e Kërçovës ka qenë komuna më aktive sa i përket fushës ekologjike dhe ministria e ekologjisë ka bërë një studim fizibiliteti dhe ka një lokacion konkret që quhet Godivje 2. Ne jemi të obliguar të ndërtojmë transfer stacione ku do të bëhet selektimi i mbeturinave si dhe bartja e mbeturinave deri te deponia. Ne kemi bërë studim kemi elaboratet konkrete dhe kjo do të realizohet qysh në vitin e parë të mandatit tim”, tha Deari.

Deari tha se brenda dy viteve të mandatit do të realizohet edhe zgjidhja e përhershme e deponisë, nëse nuk ka probleme me rajonin jugperëndimor, do të thotë me qytetin e Strugës dhe Ohrit.

Termocentrali Osllomej punon pa filtra, që ndikon mjaft në ndotjen e ajrit në Kërçovë, për këtë çështje Deari tha se në përputhje me ligjet dhe me pushtetin qendror, do të punohet në këtë drejtim, për të siguruar ajër të pastër qytetarëve të kësaj komune.

Sa i përket revitalizimit të kalasë, Deari thotë se është duke u bërë, por që nuk ka përfunduar ende ky proces.

“Hyrja nga sheshi i qytetit, shkallët, shtigjet që çojnë deri te kalaja, muret e kalasë, ndriçimi publik janë kryer. Ka ngelur pjesa e gastronomisë  për të cilën nuk ka shfaqur interes dikush. Ne premtojmë që edhe ky projekt do të përfundojë së shpejti”, tha Deari.

Qendrat rekreative të premtuara nga Deari në 2013 siç duket nuk kanë përfunduar, ai thotë se një e tillë është ndërtuar në Zajas, plus sipas tij janë ndërtuar edhe poligone sportive.

Spitali i përgjithshëm në Kërçovë nuk ka mjek për sy, nuk ka psikiatri etj, gjë për të cilën Deari tha që nuk është kompetencë komunale.

“Kjo nuk është nën kompetencë komunale. Unë do ti mbështes të gjitha kërkesat që atyre ju nevojiten, sidomos infrastruktura përreth spitaleve të Kërçovës , të jetë një nga më të mirat dhe më funksionale për funksionimin e spitaleve”, tha Deari.

Sa i përket ndërprerjes së ndërtimit të fabrikës së Biogasit, Deari thotë se është leja e parë që jep komuna e Kërçovës.

“Kemi krijuar të gjitha kushtet dhe rrethanat logjistike për investitorin, do të thotë, ujin, kanalizimin, rrugën deri aty, lejen e ndërtimit, ajo çështje pastaj se sa investitori ka kapacitet për të përfunduar një investim nuk varet nga ne. Uroj që investitori të vazhdojë investimin pasi që është një nga kapacitetet më të rëndësishme dhe të nevojshme për qytetin tonë”, tha Deari.

Lidhur me ujësjellësin, Deari tha se periudha e mungesës së ujit të pijshëm ka përfunduar. Ai premtoi se deri në vitin e dytë të mandatit e gjithë kjo komunë do të ketë ujë të pijshëm për 24 orë pa ndërprerje.

“Edhe ato pjesë që nuk arrijnë të furnizohen për shkak të mungesës së burimeve të ujit, do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësit tona që çdo burim ta afrojmë deri tek qytetari. Brenda dy viteve të mandatit kjo komunë do të ketë ujë 24 orë pa ndërprerje”, tha Deari.

Mungesa e nxënësve dhe shprazja e paraleleve shqipe në fshatrat e kësaj komune është mjaft e dukshme, lidhur me këtë dukuri, Deari tha se është bërë përpjekje maksimale që punëtorët e arsimit të mbrohen dhe të mbajnë vendin e punës.

“Dy faktorë janë ata që ndikojnë në uljen e numrit të nxënësve, natalitetit dhe migracionit. Fokusi i punës time në të ardhmen është që ne si institucioni, si komunë të ndikojmë në ndaljen e migracionit duke e zhvilluar këtë komunë, duke krijuar vende të reja të punës nëpërmjet mundësive që ju japim investitorëve dhe krijim e plus dy zonave të reja industriale që të jepen mundësi më të mira investimi. Gjithashtu kemi paraparë subvencionim për vetëpunësim të të rinjve, me një shifër prej 50 mijë euro në vit të cilat do të shpërndahen për ata që do të shfaqin interes për të zhvilluar biznesin e tyre”, tha Deari.

Sa i përket kulturës, rinisë dhe grave, Deari premtoi zhvillim të kulturës, i cili njoftoi se deri më tani buxheti ka qenë 60 mijë euro por shpreson që  kjo shifër të rritet deri në 100 mijë euro dhe në të ardhmen.

Për sportin Deari tha se janë subvencionuar disa klube të sportit në këtë komunë dhe se edhe në vitet e ardhshme komuna do të vazhdojë me mbështetjen financiare duke intervenuar edhe në rregullimin e infrastrukturës së stadiumeve.

Për barazinë gjinore, Deari tha së një pjesë e pjesëmarrjes së gruas në politikë dhe institucione është e rregulluar me ligj, por këtu ka të bëjë edhe përfshirja e gruas në procesin e vendimmarrjes.

“Ne në çdo rast apo edhe në këto momente gratë janë në çdo aktivitet, janë në institucione prezentë. Nuk kam përqindje, por mund të ju them se sektorin e urbanizimit e udhëheq një zonjë mjaft e zonja e cila ka arritur rezultate konkrete, gjithashtu sektori i arsimit udhëhiqet nga një zonjë, po ashtu edhe në sektorin e kulturës në krye është një zonjë, që do të thotë se gratë janë të përfshira në pushtetin lokal”, tha Abazi.

Dhe për fund Deari premtoi transparencë të plotë të punës komunale, dhe qasje të gazetarëve për informacionet publike të kësaj komune.

  1. LEXO: Ja çka premtoi Blerim Bexheti se do të realizojë vitin e parë si kryetar komune
  2. LEXO: Këto janë premtimet kryesore të kryetarit të komunës së Çairit gjatë fushatës zgjedhor
  3. LEXO: Ja çfarë premtoi Teuta Arifi se do të realizojë gjatë mandatit të ri si e para e Tetovës
  4. LEXO: Ja çka premtoi Ruzhdi Lata që do të realizojë gjatë vitit të parë të mandatit të tij si kryetar i Dibrës
  5. LEXO: Ja çka premtoi Taravari se do të realizojë vitin e parë si kryetar komune
  6. LEXO: Ja premtimet e Ramiz Merkos për mandatin e tij si i pari i Strugës
  7. LEXO: Ja çfarë premtoi i pari i Likovës, Arifi për mandatin e tij katërvjeçar
  8. LEXO: Ja çka premtoi Milikije Halimi që do të realizon në vitin e parë të mandatit të saj si e para e Haraçinës 
  9. LEXO: Ja çfarë premtoi Albon Xhemaili gjatë fushatës së tij parazgjedhore për Bogovinën
  10. LEXO: Ja prioritetet për tre dhe gjashtë mujorin e mandatit e të parit të Zhelinës, Blerim Sejdiu
  11. LEXO: Ja çka premtoi Azem Sadiku për Komunën e Studeniçanit
  12. LEXO: Ja cilat janë premtimet e Isen Shabanit me të cilat fitoi besimin e banorëve të Vrapçishtit
  13. LEXO: Ja premtimet prioritare të kryetari të Bërvenicës, Enver Pajaziti
  14. LEXO: Këto janë premtimet prioritare të kryetari të Dollnenit, Xhemail Qamili

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button