Produktet të cilat u nevojiten lëkurës

Pastrimi është pjesa thelbësore e kujdesit të lëkurës. Përveçse do t’i largojë pisllëkun dhe vajrat nga epiderma, lëkura më lehtë do të absorbojë të gjithë materiet ushqyese të cilat i aplikoni pas pastrimit.

Kur vëni losione ose qumësht për trup, më së miri është ta pastroni lëkurën para se t’i aplikoni që lëkura të absorbojë të gjithë materiet ushqyese nga losionet.

Megjithatë, nuk janë të gjitha mjetet për pastrim të njëjta. Mjetet për pastrim të fytyrës duhet gjithmonë të jenë pa sapun, sepse ai është shumë i ashpër për fytyrën. Te shumica e produkteve për lëkurën duheni ta zgjidhni atë që i përgjigjet më shumë tipit tuaj të lëkurës.

Për lëkurë jashtëzakonisht të thatë më të mira janë mjetet në formë kremi për pastrim, ndërsa për lëkurë të thatë ose ndjeshme më të mira janë mjetet që nuk përmbajnë alkool. Për lëkurë të yndyrshme më të mira janë produktet me acid alfa hidroksid (AHA) për të reduktuar yndyrat që mund të shkaktojnë bllokimin e poreve./Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button