Longoria dhe Cruz përsëri në lidhje

Çifti është parë duke u puthur dhe përqafuar gjatë shëtitjes në kopshtin zoologjik në Los Angeles ku me vete kanë marrë edhe nipin e vogël të Cruz. Të gjithëve u kanë treguar që ende janë të dashuruar.

Një muaj pas ndarjes, Eva Longoria (37) dhe Eduardo Cruz (26), vëllai i aktores së njohur Penelope Cruz, kanë zgjidhur mosmarrëveshjet dhe kanë ripërtërirë lidhjen.

Çifti është fotografuar në shëtitjen e tyre në kopshtin zoologjik të Los Angeles me nipin e vogël të Eduardos.  Puthjet dhe përqafimet kanë treguar që aktroja është ende shumë e dashuruar në muzikantin disa vjet më të ri.

Eva dhe Eduardo janë njohur në janar të vitit 2011 duke iu falënderuar Penelope Cruz e cila aktores së serialit “Shtëpiaket e dëshpëruara” ia ka prezantuar vëllanë e vet në një festë./entartainment.co

Lajme të ngjashme

Back to top button