Të paktën 10 persona kanë vdekur në një aksident në Siberi

Mediat ruse kanë raportuar se 10 persona, duke përfshirë katër fëmijë janë vrarë gjatë një përplasje mes dy veturash në rajonin autonom të Siberisë, Khanty-Mansiisk, transmeton REL.

Agjencia e lajmeve, Interfax ka cituar një zëdhënës të policisë rajonale të trafikut të ketë thënë se aksidenti ka ndodhur në një autostradë.

Zyrtarët kanë thënë se një nga drejtuesit e makinës e ka humbur kontrollin e mjetit.

Njëri nga fëmijët e vdekur në aksident ishte në moshën 1 vjeçare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button