Nikolla Poposki nga Ban Ki Mun do të kërkojë respektim të aktvendim të Hagës

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki në takimin e sotëm në Nju Jork nga sekretari i përgjithshëm i KB-ve do të kërkojë që të ndërpritet injorimi i aktvendimit  të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë.

“Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është bazë solide e cila mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Kombet e Bashkuara definitivisht janë kornizë në të cilën janë të definuara rregullat për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Në kushte kur Maqedonia dëshiron ta realizojë anëtarësimin në NATO dhe BE, ndërsa Marrëveshja e Përkohshme këtë e garanton konsideroj se këto janë argumente të fuqishme për t’u vlerësuar”, deklaroi Poposki para nisjes për në Nju
Jork.

Poposki në Nju Jork duhet të takohet edhe me ndërmjetësin në bisedimet maqedonase – greke për emrin Metju Nimic./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button