4 ndryshime në fytyrë që mund të paralajmërojnë për një problem shumë të rëndë (FOTO)

Ndryshimet në fytyrë ndërkohë që kalon mosha janë plotësisht normale, por mund të jenë edhe shenjë e një gjendje mjekësore shumë të rëndë.

Rrathët e zinj poshtë syve apo shfaqja e akneve dhe puçrrave në fytyrë mund të jenë gjithashtu një indikacion i ndonjë problemi shëndetësor.

Dr. Susan Taylor, profesoreshë e dermatologjisë tek Shkolla Mjekësore Perelman në Universitetin e Pensilvanisë, shpjegoi gjatë një emisioni televiziv problemet e mundshme që paralajmërojnë ndryshimet e dukshme  në fytyrë.

Vetullat e holla ose njollat e kuqe në faqe mund të jenë gjithashtu një indikacion i ndonjë problemi shëndetësor.

Vetullat e holla mund të paralajmërojnë për probleme me tiroidet

Me moshimin fillojnë të hollohen flokët dhe vetullat. Një tjetër arsye përse mund të keni vetulla të holla mund të jetë edhe hipotiroidizmi, kur nuk prodhohet mjaftueshëm hormon tiroid, që është esencial për rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm.

Megjithatë, duhet të vëzhgoni edhe simptomat e tjera. Për shembull, njerëzit që vuajnë nga hipotiroidizmi ndihen të plogësht, të lodhur dhe ndiejnë të ftohtë gjatë gjithë kohës. Lëkura është shumë e thatë, dhe mund të vuajnë nga kapsllëku.

Nëse i keni të gjitha këto simptoma, duhet të bëni një test gjaku për të përcaktuar nëse keni hipotiroidizëm.

Qimet e shumta në fytyrë dhe aknet mund të paralajmërojnë për sindromën e vezores policistike

Qimet e shumta në fytyrë mund të jenë për shkak të gjenetikës. Ndërsa aknet dhe puçrrat janë më të shpeshta tek adoleshentët ose kur vuani nga stresi.

Këto simptoma mund të shkaktohen edhe nga një çrregullim hormonal. Sindroma e vezores policistike mund të çojë në rritje të niveleve të testosteronit. Nëse keni disa qime të holla, mos u shqetësoni. Por, nëse ju rriten qime në mjekër, baseta ose pjesë të tjera ku nuk e prisnit, duhet të bëni një vizitë mjekësore. Një gjendje e tillë quhet hirsutism, dhe është simptoma e tretë e sindromës e vezores policistike.

Është një gjendje e zakonshme prek 1 në 5 gra.

Sindroma e vezores policistike lidhet me një rrezik më të lartë për zhvillimin e diabetit 2 dhe niveleve të kolesterolit.

Njollat e kuqe në fytyrë mund të paralajmërojnë për lupus

Këto njolla mund të shkaktohen nga stresi, alkooli ose ushqimet pikante. Për gratë në moshë mund të jetë edhe pjesë e menopauzës, kur nuk iu vjen më cikli menstrual, zakonisht rreth 45-55 vjeç.

Një tjetër shkak shumë pak i njohur është edhe lupusi, një gjendje komplekse dhe shumë pak e kuptueshme që prek disa pjesë të trupit. Simptomat mund të variojnë nga të lehta deri në rrezikuese për jetën.

Simptoma të tjera janë edhe artriti, dhimbja e kyçeve, muskujve, letargjia etj.

 Rrathët e zinj poshtë syve mund të paralajmërojnë për një çrregullim autoimunitar

Pagjumësia mendohet të jetë përgjegjëse për rrathët e zinj poshtë syve, ashtu siç mund të ketë edhe shkaqe të tjera. Nëse keni edhe njolla të kyçe përreth syve, mund të jenë shenjë edhe e dermatomiozitit. Është një çrregullim autoimunitar që shkakton dobësim dhe dhimbje të muskujve.

Burimi: Daily Mail Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button