VMRO-DPMNE-ja do të tentojë me ligj t’i “shpëtojë” personat e dyshuar për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvend

VMRO-DPMNE-ja është duke përgatitur propozim-ligjin për amnisti përmes të cilit do të përfshihen personat e dyshuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar, njofton Alsat-M. Siç njoftojnë nga partia opozitare, propozimi do të jetë i shkurtë dhe i qartë. VMRO-ja vlerëson se vetëm amnistia do të krijojë kushte për paqe kombëtare në Maqedoni. 

Amnistinë e të dyshuarve për 27 prill, Ivanov e theksoi edhe në paraqitjen vjetore të tij në Kuvend, duke kërkuar njëkohësisht edhe përgjegjësi për ata që sipas tij kanë nxitur dhunën. Ndërkohë nga VMRO-ja nuk ndalojnë me akuza ndaj Qeverisë aktuale, sepse në arrestimin e funskionarëve të saj sheh hakmarrje politike. Nga VMRO kërkojnë urgjentishtë të ndërpritet kjo hakmarrje politike sepse vlerësojnë se dëmton imazhin demokratik të shtetit.

Më 27 dhjetor, Gjykata Penale vazhdoi edhe për 30 ditë paraburgimin për ish funksionarët dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së si të dyshuar për “cenim terrorist të rendit Kushtetues dhe sigurisë” lidhur me ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button