Presidenti i ri, Berisha: Procesi do të jetë kushtetues, i hapur dhe pa prapaskena

Kryeministri, Sali Berisha vizitoi sot ekspozitën e artsitit të njohur, Ibrahim Kodra, e cila vjen me një titull të veçantë “Shqipëria Fantastike”. Në fjalën e tij përshëndetëse mbi një ekspozitë të tillë, punimet e së cilës ngrejnë lart vlerat e vendit, shefi i qeverisë rradhiti në një listë të gjatë vlerësimet mbi këtë figurë të shquar.

“Ky artist vjen në 100 vjetorin e Pavarësisë më dinjitoz së kurrë me kontributin e tij të madh. Ibrahim Kodra ishte një piktor prodhimtar. Jam i bindur se “Shqipëria Fantastike”, është kryevepra e këtij artisti të madh. Në të piktori i madh shkrin në një burkuritë mahnitëse të vendit të tij, trashëgiminë historike. Kushdo që e lexon këtë kryeveprë të Kodrës, do të kuptojë se ai dëshironte që t’i paraqiste botës Shqipërinë si një parajasë të vogël të mesdheut”, vlerësoi Berisha.

Ndaj, nisur nga këto vlera, Kryeministri ftoi qytetarët të vizitojnë këtë ekspozitë të artistit Kodra.

Ndërkohë që kreu i qeverisë iu kundërpërgjigj dhe akuzave të opozitës në adresë të Gjykatës Kushtetuese.

“Kushtetuta, prerogativa e saj, vendimet e Gjykatës Kushtetuese do të zbatohen me përgjegjësinë më të madhe. Sa u përket shqetësimeve forca politike është e lirë të adapotojë dhe të propozojë, por presioni ndaj sistemit gjyqësor nuk është i pranueshëm”, u shpreh Berisha.

Njëkohësisht, ndalur në axhendën e konsultimeve të ndërmarrë nga ish-kryeministri, Fatos Nano, me qëllim marrjen e mbështetjes nga faktorët politikë në garën për kreun e ri të shtetit, Kryeministri mohoi që ky i fundit t’i ketë kërkuar takim. Por nga ana tjetër, Berisha i konfirmoi ish-liderit socialist se dera e tij do të jetë e hapur.

“Ish-kryeministri Nano nuk më ka kërkuar takim. Por ai e ka derën e hapur”, u shpreh Berisha.

Kryeministri, Sali Berisha, pas vizitës që bëri në ekspozitën e artistit, Ibrahim kodra, hodhi poshtë të gjitha zërat për një konkurrim të mudshëm të tij në garën e afërt për kreun e ri të shtetit. Sipas, tij, misioni në krye të ekzekutivit do të vijojë deri në momentin që qytetarët ta votojnë, duke theksuar se nuk do të ketë një largim të tij nga fusha e betejës.

“Sali Berisha nuk do të jetë në garën për President, sepse kam një vendim përfundimtar. Në 2009 kam dalë para qytetarëve me një program, të cilin do ta zbatoj gjer vitin e fundit të mandatit katër vjeçar dhe nuk mund të imagjinoj veten që të shmangem qoftë dhe për një sekondë nga fushë beteja”, u shpreh Kryeministri Berisha.

Njëkohësisht, duke vijuar po në këtë linjë, kreu i ekzekutivit veçoi besimin e tij se “që qytetarët nuk do të ishin të lumtur nëse Berisha është i dhënë pas karrigeve dhe shfrytëzon momente për të kaluar nga njëra te tjetra”.

Sipas tij, nga ana e PD-së ende nuk ka një emër të konfirmuar në garën për President. “Pasioni im është qytetari me problemet e tij, sa kohë që do të më votojnë do të mbroj me përkushtimin tim, për një reformim tërësor, për ta çaur vendin drejt vendeve të zhvilluara. Sa iu takon emrave të tjerë, nuk ka as dhe një emër as i konfirmuar as i përjashtuar nga emrat që qarklullojnë. Natyrisht që do të jetë një emër që është personalitet i rardhëve të PD-së. Garantoj se procesi do të jetë thellësisht kushtetuese, i hapur dhe pa prapaskena”, vuri në dukje Berisha, gjatë fjalës së tij.

Ndërkohë që kreu i qeverisë u shpreh i gatshëm që përfaqësuesi i mazhoranca në tryezën e partive të vogla që do të organizohet nesër të dëgjojë dhe të marrë në konsideratë të gjitha propozimet e tyre./klan

Lajme të ngjashme

Back to top button