Komuna e Kumanovës, 6,1 milion denarë për mbrojtjen mjedisit jetësor

Komuna e Kumanovës nga buxheti ka ndarë 6.1 milionë denarë për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Programi, që e miratuan këshilltarët në seancën e fundit të Këshillit, parasheh 4,6 milionë denarë për mbrojtjen e ajrit, milion denarë për ngritjen e vetëdijes publike për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe gjysmë milionë denarë për përpilimin e projekteve.

Për zvogëlimin e ndotjes së ajrit në Kumanovë, nga buxheti janë ndarë një milionë denarë për subvencionimin e qytetarëve të cilët do të përfshihen në rrjetin e gazifikimit. Komuna do të subvencionojë nga 150 euro për çdo familje e cila do të vendosë të përfshihet në sistem.

Në kuadër të programit është paraparë të përpunohet edhe kadastër e mjedisit jetësor. Ky dokument planor është bazë për menaxhim me mjedisin jetësor dhe në pajtim me të do të organizohen projektet dhe aktivitet, ndërsa do ta përgatisin ekspertë nga shumë sfera dhe udhëheqës të shumë sektorëve nga komuna. Për përpunimin e projekteve, komuna do të ndajë gjysmë milionë denarë.

Një milionë denarë komuna do të ndajë edhe për furnizimin e pajisjeve për pastrimin e ajrit, gjegjësisht vendosje të filtrave, me qëllim të uljes së ndotjes së ajrit në qytet.

“Ky aktivitet përfshin vendosje të filtrave specifik të cilët kanë mundësi ta kapin edhe pluhurin e imët (PM grimca), oksidet e azotit dhe ozon të cilët kanë aftësi për ta filtruar, gjegjësisht neutralizojnë ndotjen”, theksohet në programin për mbrojtje të mjedisit jetësor.

Komuna do të ndajë 600.000 denarë për furnizimin e mjeteve dhe preparateve për aplikim (spërkatje), me qëllim të uljes së ndotjes së ajrit. Për realizimin e këtij aktiviteti do të kryhet furnizim i preparateve, gjegjësisht mjete me të cilat do të bëhet spërkatje.

Në kuadër të programit, komuna do të kryejë monitorim të ndotësve që të bëhet listë-regjistër dhe të kontrollohet prej ku rrjedh ndotja.

Njëra prej masave për uljen e ndotjes së ajrit është edhe zbatimi i metodës aerosol për të cilën përveç furnizimit të mjeteve është paraparë vendosje e filtrave për çka janë dedikuar dy milionë denarë dhe furnizim të mekanizmit dhe pajisjes kyçëse për të cilën janë ndarë një milionë denarë.

Për ngritjen e vetëdijes publike, për rëndësinë e mjedisit jetësor, komuna do të ndajë një milionë denarë. Sipas përvojave të deritanishme theksohet në program, rezultate më të mira janë arritur përmes bashkëpunimit me organizatat joqeveritare. Në këtë pjesë është paraparë përpunimi dhe shtypja e materialeve reklamuese për promovimin e masave dhe aktiviteteve për mbrojtje dhe ruajtje të mjedisit jetësor – fletushka promovuese, afishe edukative, postera dhe vendosje në bilborde, organizim i fushatave për përforcimin e vetëdijes ekologjike të qytetarëve, konkurse shpërblyese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button